Ndoshta asnjë makinë tjetër në planet nuk mund të përshpejtojë aq shpejt sa Rimac Nevera.
Por nuk është performanca në linjë e drejtë e makinës ajo që duhej të vihej në provë për të shmangur një përplasje në Gjermani, përcjell Telegrafi.
Në vend të kësaj, frenat e hipermakinës elektrike dhe reagimet e shpejta të shoferit ishin faktorët vendimtarë në parandalimin e Nevera-s që “t’i jepte fund” një drejtuesi të pamatur të një veture Renault.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë Neveran e errët duke udhëtuar drejt një daljeje nga një autostradë gjermane pranë Duseldorfit.
Se si përfundoi e gjithë ngjarja, shihni pamjet më poshtë. /Telegrafi/