Site icon Telegrafi

Rimac filmon ngasjen me Nevera nga Zagrebi drejt Splitit, thotë se nuk ka nerva të lëvizë nën 130 kilometra në orë

Mate Rimac ka treguar si duket udhëtimit me Nevera nga Zagrebi drejt Splitit të Kroacisë.

“Në Kroaci për veturat elektrike problem mbetet çështja e rrezes së veprimit. A mundem të shkojë te gjyshja ime në Konvali pa pasur nevojë për rimbushje të baterisë”, pyeti I riu nga Kroacia, transmeton Telegrafi.

“Shikoni si duket udhëtimit Zagreb-Split me Nevera. Jo mirë, por jo edhe keq, megjithatë do të bëhet më mirë”, shkroi Rimac përbri videos që tregon shpenzimet e Neveras.

Sipas Mate Rimac, kur në Kroaci flitet për veturat elektrike, shpesh diskutohet për relacionet që janë pikërisht për kroatët siç është rasti Zagreb-Split, dhe nëse veturat elektrike mund t’i bëjnë ballë këtij relacioni pa pasur nevojë për rimbushje.

“Deri më sot asnjëherë nuk kam shkuar me Nevera në Split nga Zagrebi, për herë të parë po e bëjë këtë”, dëgjohet duke shpjeguar Mate në video – duke theksuar se nuk do të arrijë të shkojë në Split pa pasur nevojë për rimbushje.

“Më mungojnë 50 kilometra. Po të vozisja më ngadalë, ndoshta do të mundesha, por nuk kam nerva të lëvizë me mjet nën 130 kilometra në orë”, tha Rimac. /Telegrafi/

Exit mobile version