Site icon Telegrafi

Rimac C_Two me 1,900 kuaj fuqi, tregon shkathtësinë e mahnitshme në rrugë

Geneva Motor Show është aktiviteti, ku do ta shohim zyrtarisht këtë hiper-makinë

Janë bërë dy vite, që kur është prezantuar Rimac C_Two, ndërsa tani është bërë e ditur se gjatë muajit mars në Geneva Motor Show, do t’i mësojmë specifikat që do t’i ketë, transmeton Telegrafi.

Mësohet se do të dallojë shumë prej versioneve të deritanishme, derisa pritet që edhe të quhet ndryshe, sepse C_Two nënkupton Concept Two. Kjo hiper-makinë me bateri, është ndër me të fuqishmet në botë, që arrin 1,900 kuaj fuqi nëpërmjet katër motorëve të fuqishëm.

Pesha e lehtë dhe kapaciteti i brendshëm, i mundësojnë që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 1.85 sekonda, derisa mund të arrijë shpejtësi maksimale deri në 415 kilometra në orë.

Deri më tani, C_Two është shfaqur me shtresat e kamuflazhit, por nuk ishte në lëvizje, ndërsa Rimac ka treguar edhe shkathtësitë që do të ketë.

Hiper-makina ka treguar shkathtësitë e mahnitshme në rrugë, derisa lëvizte me shpejtësi, ndërsa arrinte të kalonte me shumë sukses edhe nëpër kthesa shumë të lakuara. /Telegrafi/

Exit mobile version