Për shkak të zhvlerësimit të pronës në lidhje me PlayBookun, RIM do të raportoj humbje në vlerë prej 485 milion dollarë për çerekun e tretë. Kompania me këtë ka pranuar se një numër i madh i PlayBookëve ka mbetur nëpër depo, respektivisht se kanë nevojë për më shumë aktivitete promocioni për tabletin e tyre. Si arsyen kryesore për shitjen e dobët në RIM e theksojnë konkurrencën e madhe në tregun e tabletëve dhe vonesën në paraqitjen e versionit 2.0 të sistemit operativ për PlayBook.
Përfaqësuesit e RIM gjithashtu kanë theksuar se pas pranimit të shpenzimeve prej 485 milion dollarë do të mund të vazhdojnë me aktivitetet për promocion, të cilat përfshijnë uljen e çmimit të modelit 16-gigabajtësh në 199 dollarë në SHBA. Pas këtyre aktiviteteve, për të cilat thuhet se kanë karakter të kufizuar, në shumicën e shitoreve në SHBA stoqet e PlayBookëve do të shiten.
Në RIM gjithashtu theksojnë se ende besojnë në suksesin e PlayBookut, duke pasur parasysh se tregu i tabletëve është ende në fazën e hershme të zhvillimit. /Telegrafi/