Telegrafi

RIM vonohet me BlackBerry 10, humb 192 milionë dollarë

Për më shumë, RIM gjithashtu ka prezantuar edhe rezultatet e saj financiare me një humbje prej 192 milionë dollarë për tremujorin e fundit, ndërsa ka njoftuar se do të shkurtojë më shumë se 5000 vende pune, pasi që edhe BlackBerry 10 do të dalë më vonë.

“Ne nuk do të ngutemi ta lansojmë BlackBerry 10 para se të jemi gati” ka thënë Thorsten Heins, President dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë.

Sipas të gjitha gjasave, RIM është duke synuar që të mos bëjë më gabime në treg, prandaj edhe nuk po ngutet të paraqes në treg versionin e ri të sistemit operativ. / Telegrafi /