Telegrafi

RIM teston NFC-në

Nëse çdo gjë do të shkoj sipas planit, së shpejti do të paraqitet shërbimi Telefonica Wallet në kuadër të operatorit Telefonica, ndërsa pas testimit fillestar ofrimi i portofolit elektronik në treg pritet të paraqitet gjatë vitit të ardhshëm.

Pilot projekti do të zhvillohet në bazën e RIM-it në Spanjë e pikënisja do të jenë 350 të punësuar të cilët me ndihmën e BlackBerryt do të mund të blejnë ushqime në shitoret lokale ose të futen në hapësira përmes kodit të sigurisë që ndodhet brenda pajisjes.

Ani pse funksioni i autorizimit gjatë futjes në hapësira punuese nuk është ndonjë gjë e re, RIM sipas të gjitha gjasave po shpreson se në këtë mënyrë do të tërheq shfrytëzuesit ndërmarrës të cilët gjithnjë e më shumë po adaptojnë pajisjet e prodhuesve tjerë (në radhë të parë ato të Apple). Natyrisht, pyetja është se sa shfrytëzues në këtë kontekst do ti besojnë kompanisë pas debaklit kohë më parë me shërbimet e rrjetës BlackBerry. /Telegrafi/