Telegrafi

RIM prezanton BlackBerry Curve 9220

Modeli më i ri i telefonit të RIM, BlackBerry Curve 9220 fillimisht është prezantuar në tregun indian, ndërsa ekrani i ndjeshëm i këtij modeli vjen me diagonal prej 2.44 inç, ndërfaqe QVGA si dhe tastierë fizike QWERTY.

Karakteristikat kryesore të BlackBerry Curve 9220 përfshijnë edhe kamerën me 2 mega-piksel, portin për mikro SD, baterinë me 1.450mAh, WiFi, EDGE, dhe 512MB RAM.

BlackBerry Curve 9220 mund të qëndrojë me bateri deri në 7 orë bisede të pandërprerë, ose 28 orë me muzikë të lëshuar, ndërsa çmimi i këtij modeli në Indi do të jetë rreth 211 dollarë. / Telegrafi /