Telegrafi

RIM: Postoni aplikacione dhe fitoni BlackBerry PlayBook

Drejtori i Zhvillimit të Aplikacioneve të RIM, Alec Saunders ka thënë në Twitter se nëse zhvilluesit postojnë aplikacionet e tyre Android në BlackBerry App World deri më 13 shkurt 2012, ata do të marrin falas edhe një tablet BlackBerry PlayBook.

Me këtë veprim, RIM është duke shpresuar që të rrisë numrin e aplikacioneve në sistemin e saj operativ, dhe kështu ta popullarizojë dyqanin e saj virtual për përdoruesit e pajisjeve mobile BlackBerry, çofshin ata telefonat e mençur BlackBerry ose tabletët e kompanisë. / Telegrafi /