Telegrafi

RIM ofron aplikacione si kërkim falje

Në pjesën më të madhe bëhet fjalë për lojëra, por edhe për ca aplikacione të dobishme, kështu që aty janë të përfshira edhe SIMS 3, Bejewled, N.O.V.A., Texas Hold’em Poker 2, Bubble Bash 1, Photo Editor Ultimate, DriveSafe.ly Pro, iSpeech Translator Pro, Drive Safe.ly Enterprise, Nobex Radio Premium, Shazam Encore dhe Vlingo Plus: Virtual Assistant.

Aplikacionet do të jenë në dispozicion nga 19 tetori deri në fund të vitit, e lista do të vazhdoj të rritet nga ana e RIM. Shfrytëzuesve “enterprise” do të u ofrohet një muaj të përkrahjes teknike pa pagesë.

Të gjitha këto janë si rezultat i, dështimit të sistemit të serverëve të RIM-it gjatë javës së kaluar për shkak të cilës gjë të gjithë shfrytëzuesit e BlackBerryve në Evropë, por dhe në disa regjione të tjera të botës, nuk patën mundësinë të përdorin pajisjet e tyre për shkëmbimin e e-mailëve, shfletimin e uebit, chat dhe të gjitha funksionet tjera që nënkuptojnë qarkullimin me të dhëna në rrjetat mobile. /Telegrafi/