Telegrafi

RIM ndryshon emrin. Bëhet BlackBerry!

Drejtori i kompanisë e cila deri më sot njihej me emrin Research In Motion ose shkurt RIM, Thorsten Heins doli në skenë për të shpalosur karakteristikat e BB10  dhe telefonave BlackBerry Z10 dhe BlackBerry Q10, modelet e para të cilat do të jetë bazohen në BB10. 

“Ky është njëri ndër lansimet më të mëdha të industrisë tonë, dhe kjo nuk është shënon një përfundim, sepse ky është vetëm fillimi” tha Heins. 

Më tej, ai ka njoftuar se kompania do ta ndryshojë emrin nga Research In Motion në BlackBerry, e cila tani në berzë do të njihet me shkurtesën BBRY ose BB, varësisht prej berzës. / Telegrafi / Foto: WSJ /