Telegrafi

RIM – ndryshime në krye?

Fatkeqësisht, prej kur u paraqit konkurrenca serioze, posedimi i RIM në tregun e telefonave celularë po bie vazhdimisht, madje dhe kur bëhet fjalë për sektorin afarist i cili deri tani ishte pothuajse një kështjellë e kësaj kompanie. Njerëzit kyç të kompanisë, Mike Lazaridis dhe Jim Ballsilie, sipas të gjitha gjasave janë njerëzit që mbajnë përgjegjësitë më të mëdha për këtë situatë dhe nuk po arrijnë ta shpijnë RIM-in në drejtimin e duhur.

Sipas të gjitha gjasave bordi mbikëqyrës i kompanisë më nuk është i gatshëm që të duroj mungesën e vizionit nga ana e themeluesve, kështu që synon që drejtimin e RIM-it të ia lë në dorë ndokujt që do të ketë aftësi të lëviz kompaninë nga pika e vdekur.

Si favorite kryesore për CEO-në e re përmendet Barbara Stymiest, 55-vjeçe e cila është anëtare e bordit mbikëqyrës të kompanisë nga viti 2007. Por, nuk nevojitet truri i gjeniut për të parë se ku qëndron problemi me këtë kompani: derisa Apple, Google dhe Microsoft po shtyhen se kush do të ofron produktin më novator dhe më të avancuar, RIM pak-a-shumë ka ngecur në konceptin i cili sundonte tregun pesë vite më parë.

Se sa është serioze situata në RIM më së miri e tregon fakti se aksionet e kompanisë gjatë vitit të kaluar kanë rënë për 75%, dhe se përkundër kësaj njerëzit kyç të kompanisë si mundësinë kyçe të këtij viti cekin Blackberry OS 10 i cili thënë të drejtën tashmë ka pasur premierën në tabletin, tashmë thuajse të vdekur të RIM, Playbook. /Telegrafi/