Telegrafi

RIM lanson modelin BlackBerry Bold 9900

Pak kohë pas këtij lajmërimi, Vodafone kishte thënë se do të fillojë të ofrojë modelin e ri BlackBerry Bold 9900 në dyqanet e saj,
përkatësisht ta vendos atë për para-porosi.

BlackBerry Bold 9900 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 2.8 inç, tastierën e plotë QWERTY, si dhe procesorin me 1.2GHz dhe kamerën me 5 mega-piksel.

Karakteristikat tjera të BlackBerry Bold 9900 përfshijnë edhe lidhjen për WiFi dhe Bluetooth.

Në anën tjetër, Vodafone ende nuk ka caktuar një datë të lansimit të këtij modeli, ndërsa jo-zyrtarisht është thënë se një gjë e tillë do të ndodhë në mes të muajit gusht. / Telegrafi /