Telegrafi

RIM blen Tungle për të zhvilluar aplikacione

Me jo më shumë se 20 mijë aplikacione, Reasearch In Motion (RIM) qëndron keq karshi Android dhe sistemit operativ të kompanisë Apple të cilat mburren me pothuajse 200.000 dhe 290.000 aplikacione respektivisht.

Tungle ofron mbështetje për shërbimin e emailit të Microsoft Outlook, Google, Apple iCal, Entourage për Mac, Lotus Notes, Windows Live dhe Yahoo, ndërsa lidhet edhe me rrjetet kryesore sociale të tilla si Facebook, Plancast, TripIt, LinkedIn dhe Twitter.

Në një deklaratë të publikuar se fundmi, Tungle ka thënë se është blerë nga Research In Motion (RIM), pa dhënë asnjë detaj financiar të marrëveshjes. / Telegrafi /