Telegrafi

RIM BlackBerry synon të kthehet fuqishëm

Thorsten Heins ka thënë se do të takohet me bordin e kompanisë brenda dy javësh për të prezantuar detajet dhe idetë se si do ta zbatojë planin e tij për të bërë ndryshime radikale në tregun e telefonave të mençur mobil, sigurisht me modele të reja shumë të avancuara.

Natyrisht, se kjo strategji do të fokuset tek një qëllim i vetëm, i cili është sulmi ndaj rivalëve Google dhe Apple.

Heins ka pranuar se tregu amerikan është shumë i vështirë, pasi që atij i janë shtuar shumë telefona dhe tablet të rinj të cilët përfaqësojnë rrezik për BlackBerry dhe tabletin e RIM, PlayBook. / Telegrafi /