Telegrafi

RIM, 15.000 aplikacione për më pak se dy ditë

Zhvilluesit e kësaj platforme kanë dorëzuar më shumë se 15,000 aplikacione për më pak se 38 orë, mirëpo ende nuk dihet nëse ka pasur ndonjë program të shpërblimit i cili do të kishte qenë motiv shtesë për të zhvilluar aplikacionet e tyre.

Sipas The Verge, çdo aplikacion i zhvilluar për dyqanin e aplikacioneve BlackBerry 10 do t’i shpërblente zhvilluesit me 100 dollarë, ndërsa merret vesh se RIM ka dhuruar edhe një tablet PlayBook për të gjithë ata që kanë zhvilluar mbi pesë aplikacione. / Telegrafi /