Telegrafi

Rilindi lanson këngën “Nëse ti vjen”

Rilind Kallaba (Foto: Instagram/Rilind_Kallaba)

Këngëtari Rilind Kallaba e ka publikuar këngën e re me titull “Nëse ti vjen”.

‘Beat-in’ e këngës që është lansuar vetëm në versionin audio, e ka bërë Shot Record.

Për miksimin dhe masterizimin është kujdesur Lurro, ndërsa kënga është incizuar në Analog Studio.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar reperi i njohur, Elinel.

Ndërkaq për videoanimacionin e tekstit të publikuar në YouTube është kujdesur K Production.

https://www.youtube.com/watch?v=aGDJxVOwOLs&feature=youtu.be

Rilindi është një artisti i ri i skenës. Ai më herët kishte publikuar projektin e tij muzikor, të titulluar “Rren”.

Këngë, e cila është ritmike dhe me një tekst mjaft interesant, është punuar nga K-Master, teksa për tekstin është kujdesur Lyrical Son.