Telegrafi

Rilind Musa fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Bodybuildingut dhe Fitnessit

Rilind Musa ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Bodybuildingut dhe Fitnessit, që po mbahet në Santa Sussana të Spanjës.

Garuesi ynë zuri vendin e dytë në kategorinë fizik -179 centimetra, në një konkurrencë prej 16 garuesve.

Luan Ukëhaxhaj, kategoria -182 centimetra, doli i 13-ti prej 21 garuesve.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzua Rilindin për suksesin e arritur dhe komunitetit të bodybuildingut dhe fitnessit.