Telegrafi

Rikuperohet Del Piero

Tuttosport” njofton se ikona bardhezi i është nënshtruar ekzaminimit me rezonancë magnetike (MRI) për të përcjellë gjendjen e muskulit, ndërsa është vërejtur se ai është shëruar plotësisht.

Megjithatë, Del Piero nuk mund të luajë menjëherë pasi ka munguar dy muaj, kështu që në dy javët e ardhshme ai do të stërvitet me bashkëlojtarët e tij, ndërkohë që ekziston mundësia të paraqitet (më herët se ç’pritej) në ndeshjen kundër Maccabi Haifas në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/