Site icon Telegrafi

Rikuperimi i Moratas po e tejkalon parashikimin, ai mund të luajë kundër Romës

(Foto: Football Italia)

Paulo Dybala pritet të jetë së paku në bankën rezervë të ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Romës, por atij mund t’i bashkëngjitet edhe Alvaro Morata, rikuperimi i të cilit po ndodh më shpejt sesa pritej.

Dy sulmuesit e Zonjës së Vjetër kanë pësuar lëndime muskulore gjatë fitores ndaj Sampdorias në muajin e kaluar.

La Joya kishte lëndim më të lehtë në kofshën e majtë dhe pritet të jetë në skuadrën e Bianconerëve që do të ndeshet me Giallorossët.

Lajmet nga Torino pohojnë se edhe Morata ka qenë në stërvitje edhe është stad të avancuar të rikuperimit.

Lexo po ashtu Morata dhe Rabiot kërkohen nga klubet e Ligës Premier

Me shumë mundësi, ai do të jetë në ekipin e Juves për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Zenit St Petersburg, por mund të ketë edhe një vend për takimin ndaj Romës. /Telegrafi/

Exit mobile version