Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) me anë të njoftimi ri-kujton të gjithë personat fizik afarist dhe juridik, se janë të detyruar të mbajnë Tatimin në Burim për pagesat që i bëjnë për paga dhe pensione, interes, të drejta pronësore, qira, kategori të veçanta dhe për pagesa të caktuara për jo rezidentë, ashtu siç është përcaktuar në legjislacionin tatimor.
ATK thotë se do të përqendrohet te personat të cilët nuk janë duke përmbushur këtë detyrim ligjor.
“Personat fizik afarist dhe personat juridik, të cilët nuk mbajnë tatimin në burim, do të përballen me ndëshkime administrative, ashtu siç janë përcaktuar me legjislacionin tatimor. Andaj, ATK, u bënë thirrje të gjithë personave që të mbajnë tatimin në burim për pagesat që i bëjnë apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Në fund, ATK thotë se me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuohet direkt në financimin e programeve qeveritare për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore. /Telegrafi/