Site icon Telegrafi

Rikujtohen gafat e lojtarëve në prezantimin te klubet e reja – pas asaj të Ronaldos te Al Nassr

Bota e futbollit është mbërthyer nga Cristiano Ronaldo që kompletoi lëvizjen e tij sensacionale me 200 milionë euro në vit te skuadra saudite Al-Nassr pas largimit të tij të hidhur nga Manchester United .

Pavarësisht pritjeve më të ngrohta në Arabinë Saudite, portugezi njoftoi se ishte i lumtur të transferohej në Afrikën e Jugut në zbulimin e tij zyrtar në Lindjen e Mesme.

Videoja e publikuar në mediat sociale tregon Ronaldon duke thënë: “Futbolli është ndryshe, kështu që për mua nuk është fundi i karrierës sime të vij në Afrikën e Jugut. Kjo është arsyeja pse unë dua të ndryshoj, dhe të jem i sinqertë, nuk jam i shqetësuar për atë që thonë njerëzit”.

Por, kjo nuk ishte gafa e vetme e lojtarëve, pasi më poshtë keni disa prej tyre, aty ku futet edhe një klub:

Robinho mendonte se i është bashkuar Chelseat, ndërsa kishte kaluar te Manchester Cityt

Fatkeqësisht për Robinhon, ai bëri një gabim të dukshëm kur u pyet nga gazetarët për klubin e tij të ri.

“Në ditën e fundit të transferimeve, Chelsea bëri një ofertë të mirë për mua personalisht dhe të mirë për Real Madridin dhe ajo u pranua”, deklaroi ai, përpara se dikush të vinte në dukje gafën e tij.

“Chelsea? Jo, Manchester. Më fal”, shtoi ai.

Martin Braithwaite dhe Theo Hernandez me prezantim shokues në “Camp Nou”, repsketivisht “Santiago Bernabeu”

Ku iku emblema? Kieran Trippier dhe Maxwell Cornet nuk shënjëstruan saktë!

Everton e shkruan gabimisht emrin e Gerard Deulofeut në pjesën e pasme të fanellës

Benteke pretendon se ai është një lojtar i Burnley në Twitter pasi nënshkroi për Crystal Palacen

Dështimi i Roberto Soldados në goditjen e topit, kur u prezantua te Villareali. /Telegrafi/

Exit mobile version