Frank Lampard është rikthyer te Chelseat dhe bashkë me të mund të kthehet edhe lista e gjobave që ai i kishte vendosur në herën e parë kur ishte në kryes të Bluve të Londrës.
Lista famëkeqe e Lampard u fut në kornizë dhe u vendos në mur në terrenin stërvitor të Chelseat në Cobham dhe u zbulua gjatë sezonit 2019/20, kur ai ishte i pari në krye të klubit.
Lista, e cila shfaqte nënshkrimin e Lampard në fund të fletës, tregonte se një grumbullim total i gjobave arriti në rreth 53,000 funte, megjithëse çdo pagesë që nuk ishte bërë në kohë duhej të dyfishohej.
Lojtarët mund të faturohen për vonesë në stërvitje ose thjesht për veshjen e gabuar në ditën e ndeshjes.
Sipas listës, mbërritja me vonesë në Cobham për stërvitje do të thoshte 2,500 funte dënim. Megjithatë, vonesa për seancën stërvitore do të shkonte në 20,000 funte.
Nuk është e qartë nëse Lampard e mbajti listën e tij për sezonin e ardhshëm kur u shkarkua dhe në vend të tij u vendos Thomas Tuchel.
Chelsea fitoi Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Tuchel në vitin 2021 para se ai të shkarkohej dhe të zëvendësohej nga Graham Potter.
Më poshtë keni listën e 12 rregullave:
Vonesë për ditën e ndeshjes / Largimi nga ekipi i parë – 2,500 funte dënim
Vonesë për paraqitje në trajnim – 2,500 funte (plus 2.500 funte pas çdo vonese tjetër prej 15 minutash)
Vonesë në palestër – 1.000 funte
Vonesë për stërvitje – 2,500 funte
Vonesë për takimet me ekipin – 500 funte për minutë
Vonesa për fillimin e stërvitjes – 20,000 funte
Thirrja telefonike gjatë ushqimit ose takimit me ekipin – 1000 funte
Veshja e gabuar për ndeshjet mysafir dhe ditën e ndeshjes – 1000 funte
Mos kthimi me ekipin pas ndeshjes me autobusin e ekipit pa dhënë njoftim 48 orë më herët te menaxheri ose ndihmës menaxheri – 5 mije funte
Refuzimi i detyrave të klubit apo komunitetit – 5,000 funte
Raportimi me vonesë i sëmundjes ose dëmtimit një ditë ose 1 orë 30 minuta para stërvitjes – 10,000 funte
Vonesë për takimet mjekësore – 2,500 funte
/Telegrafi/