Manchester Unitedi ka fituar ndaj Newcastle Unitedi me rezultat 4-1 në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar duke parë atë që treguan në fushë.
Goli i parë në takim erdhi nga mysafirët, të cilët kaluan në epërsi me anë të Dwight Gayle (14’). Ndërsa, Anthony Martial barazoi rezultatin në minutën e 37-të pas asistimit nga Paul Pogba.
Por, në minutat shtesë të pjesës së parë në skenë doli Chris Smalling, i cili asistimit nga Ashley Young kali në epërsi për herë të parë Unitedin.
Goli i qetësisë për vendasit erdhi nga Paul Pogba në minutën e 53-të, kjo pas asistimit nga Marcus Rashford. Në minutën e 70-të për të bërë këtë fitore edhe më të bukur shënoi Romelu Lukaku.
Pas kësaj fitore Man Utd renditet në vendin e dytë me 26 pikë, tetë më pak se Manchester City në pozitën e parë. Newcastle vazhdon në vendin e 11-të me 14 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Jose Mouringo është kundër Brightonit, kurse ajo e Rafa Benitezit ndaj Watfordit. /Telegrafi/