Zlatan Ibrahimovic është rikthyer te Kombëtarja e Suedisë dhe i ka sjell fat kësaj të fundit.
Verdhekaltërtit e kanë nisur mbarë kampanjën kualifikuese pasi kanë mposhtur Gjeorgjinë me rezultat minimal 1-0.
Ka qenë një ndeshje shumë interesante me shumë raste nga të dyja skuadrat, por që vetëm njëri nga to u konretizua.
Minuta e 35-të e ndeshjes ishte vendimtare për fitoren e vendasve.
Zlatan Ibrahimovic asistoi për Viktor Claesson i cili shënoi për 1-0.
Përkundër rasteve që patën dy skuadrat, gola më nuk pati dhe Suedia fitoi tri pikë të mëdha nga kjo përballje.
Me këtë fitore, suedezët janë në krye të Grupit B me tri pikë, derisa Spanja e Greqia kanë nga një tjetër.
Ndeshjen e radhës suedezët do ta zhvillojnë në kryeqytetin kosovar Prishtinë, ku nikoqir i tyre është Përfaqësuesja e Kosovës. /Telegrafi/
Viktor Claesson with the goal and Zlatan Ibrahimovic with the assist against Georgia! pic.twitter.com/U63EatGM9l
— 🇸🇪 (@SwedeStats) March 25, 2021