Rafael Benitez mezi pret që me skuadrën e tij, Neëcastle United të përballet ndaj Liverpoolit.
Spanjolli menaxhoi Liverpoolin nga viti 2004 deri në vitin 2010, duke udhëhequr klubin drejt suksesit në Ligën e Kampionëve.
“Natyrisht se mezi pres ndeshjet ndaj Liverpoolit. Këto ditë do të jenë shumë të veçanta për mua, por vërtet në secilën ndeshje do të jem i entuziazmuar”.
“Do të jetë mirë që të luaj ndaj Chris Hughton dhe skuadrës së tij Brighton këtë sezon. Kjo do të jetë hera e parë që Brighton është në Ligën Premier dhe mënyra se si ne dhe ata kemi luajtur në Championship do ta bëjë kamiponatin interesant”, u shpreh Benitez. /Telegrafi/