Përfaqësuesja e Sllovenisë është shpallur përfaqësuesja e tretë më e mirë në Kampionatin Botëror të hendbollit që po mbahet në Francë.
Ajo në duelin për vendin e tretë e mposhti Kroacinë, me rezultattë ngushtë31-30.
Kroatët kishin një epërsi komode prej 5golave dallim, 24-29, kur kishin mbetur edhe rreth 8 minuta deri në fund të takimit, por një seri fantastike prej 7-1e Sllovenisë gjatë kësaj kohe, ndryshoi gjithçka në të mirë të saj.
Rikthimi u bë i mundshëm sidomos me paraqitjen e mirë të hendbollistit slloven Marko Bezjak, i cili në fund u shpall edhe MVP i ndeshjes, shkruan Borozani.
Kurse te kroatët, shtatë golat e shënuara nga LukaCindric, mbetën nën hije.
Finalja e Botërorit do të luhet nesër ndërmjet nikoqires, Francës Dhe Norvegjisë.