Telegrafi

Rikthimi i rasteve me COVID-19 në Itali, 845 të prekur brenda 24 orëve të fundit

epa08614670 A queue to carry out swab tests for Coronavirus (COVID-19) disease positivity at the Padre Pio hospital in Bracciano, near Rome, Italy, 20 august 2020. Countries around the world are taking increased measures to stem the widespread of the SARS-CoV-2 coronavirus which causes the COVID-19 disease. EPA/MASSIMO PERCOSSI

Italia ka raportuar 845 raste të reja nga coronavirusi që kur vendi konfirmoi 875 të prekur më 16 maj, ndërsa gjendej ende në bllokim.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bllokimi i vendit i cili përfshiu masa të rrepta pati përfunduar më 18 maj.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i rasteve në Itali u rrit në 256 mijë, ndërsa raportohet për 35 mijë të vdekur.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan rreth gjashtë viktima, krahasuar me ditën e mërkurë kur u konfirmuan shtatë të vdekur.

Rajonet të cilat po përballen me rritje të rasteve parashihen të jenë Veneto, Lombardia dhe Lacio.

Ndryshe, Italia ishte dikur epiqendra e coronavirusit në Evropë, ndërkaq vendi po përballet sërish me ‘ringjallje’ të rasteve. /Telegrafi/