Telegrafi

Rikthimi i Pochettinos te PSG – në sezonin 2001/2002, ai ishte aty së bashku me shumë yje të futbollit si Ronaldinho, Arteta, Heinze e Anelka

Paris Saint-Germain ka mbetur pa trajner, por duket se zgjidhja e ardhme është afër derës, pasi ish-futbollisti i këtij klubi Maurucio Pochettino ka tashmë marrëveshje me parisienët.

Argjentinasi ka qenë pjesë e klubit për dy vite, në sezonet 2001/02 dhe 2002/2003.

Në sezonin e parë ai për trajner kishte Luis Fernandezin, ndërsa për bashkëlojtarë shumë emra të njohur të futbollit botëror.

Edhe pse me shumë yje atë vit PSG e kishte mbyllur kampionatin në vendin e katërt.

Më poshtë i gjeni emrat që luanin në atë skuadër të sezonin 2001/2002.

Portier: Lionel Letizi

Paraqitje te PSG: 176

Mbrojtës i djathtë: Bernard Mendy

Paraqitje te PSG: 238

Qendërmbrojtës: Mauricio Pochettino

Paraqitje te PSG: 95

Qendërmbrojtës: Frederic Dehu

Paraqitje te PSG: 142

Mbrojtës i majtë: Gabriel Heinze

Paraqitje te PSG: 105

Mesfushsor qendror: Mikel Arteta

Paraqitje te PSG: 53

Mesfushor; Hugo Leal

Paraqitje te PSG: 62

Mesfushor sulmues: Jay-Jay Okocha

Paraqitje te PSG: 97

Mesfushsor sulmues: Ronaldinho

Paraqitje te PSG: 86

Sulmues: Nicolas Anelka

Paraqitje te PSG: 66

Sulmues: Aloisio

Paraqitje te PSG: 54

FORMACIONI

/Telegrafi/