Atletico Madrid fitoi 4-0 ndaj Leganes, ku Antoine Griezmann shkëlqeu duke shënuar të katër golat.
Kjo ishte paraqitja e tij më e mirë prej se klubit luan në Wanda Metropolitano, dhe kjo e ka gëzuar jo pak francezin.
“Duhet ta shijojmë këtë, mundohem tu jap njerëzve kënaqësi. Mund të bëjë gabime, por jo kur jam në fushë. Jam shumë i lumtur dhe do të mundohem ta vazhdojë këtë”, ka thënë Griezamann.
Ndeshja e aradhes për Atleticon dhe Griezmannin është udhëtimi në Barcelona në Camp Nou.
Sulmuesi është kthyer në garë për ‘Pichichin’ pasi falë shtatë golave në dy ndeshje, tani ka arritur të renditet i katërti me 15 gola, shtatë më pak se Messi.
Lojtari është kthyer në formë pasi në 10 ndeshjet e fundit ka shënuar në shtatë prej tyre.
Atleico aktualisht është katër pikë pas Barcelonës në La Liga, me katalunasit që kanë një ndeshje më pak. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jcixroMmd4Q