Milovan Bojoviq në kohën e luftës në Kosovë kishte përgjegjësi komanduese dhe ka udhëhequr forcat ushtarake serbe në kryerjen e krimeve kundër civilëve në rajonin e Llapit, ku u vranë 499 shqiptarë.
Por, 18 vjet më pas, Bojoviq është rikthyer në vendin e krimit, pikërisht në rajonin në të cilën ai dyshohet se shkaktoi djegien e qindra shtëpive dhe vrasjen e qytetarëve shqiptarë
Në vitet ’98-99, Millovan Bojoviq ishte gjeneral i ushtrisë jugosllave dhe njihej si njëri shumë i afërt i njeriut që njihet si “Kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.
Bojoviq në kohën e luftës në Kosovë kishte përgjegjësi komanduese dhe ai ka udhëhequr forcat ushtarake serbe në kryerjen e krimeve kundër civilëve në rajonin e Llapit, ku u vranë 499 shqiptarë.
Por, 18 vjet më pas, Bojoviq është rikthyer në vendin e krimit, pikërisht në rajonin në të cilën ai dyshohet se shkaktoi djegien e qindra shtëpive dhe vrasjen e qytetarëve shqiptarë.
Gjenerali serb, Millovan Bojoviq, ishte nisur të premten drejt Kosovës dhe kishte kaluar pa asnjë problem pikën kufitare në Merdarë, shkruan gazeta “Zëri”.
Ai kishte arritur të futej në disa prej fshatrave të Llapit pa u penguar nga askush.
Ndonëse i dyshuar për krime lufte në këtë rajon, Bojoviq kishte arritur të shkonte deri në fshatin Peran, një prej fshatrave që po ashtu ka pësuar si në njerëz, ashtu edhe në dëme materiale nga lufta e fundit në Kosovë.
Por, gjatë udhëtimit të tij, banorët e këtij fshati e identifikuan Bojoviqin dhe menjëherë kishin njoftuar Policinë e Kosovës, e cila reagoi jashtëzakonisht shpejt.
Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë, ia ka shqiptuar atij dënimin me burg prej një muaji për kalim ilegal të kufirit./zëri/