Site icon Telegrafi

Rikthimi i fuqishëm i DaGhost me “Na Jena Njo” (Video)

Një prej reperëve të parë shqiptarë, DaGhost, së fundmi u rikthye fuqishëm në skenën e muzikës shqiptare.

Projekti “Na Jena Njo” performuar nga Ardian Bujupi dhe realizuar në bashkëpunim në muzikë me Dalool dhe Avaxus, ka firmën e DaGhost në tekst.

Ishte pikërisht reperi i njohur që ka shkruar tekstin e këngës, i cili edhe ka bërë që krahas interpretimit dhe muzikalitetit të tërheqë vëmendjen dhe ta bëjë projektin të dashur për publikun.

“Veten nuk e kursej
mu m’ki gjith anej
s’na vyn kurgjo tjert
une e di qe ti je
tjeter nuk njoh
diqka qe nuk ndahet
na jena njo”
, është refreni i këngës “Na jena Njo” shkruar nga DaGhost.

Kujt i dedikon reperi një tekst kaq sa të ndjeshëm aq edhe të fuqishëm? Këtë sigurisht e di vetëm ai.

“Na Jena Njo” nga Ardian Bujupi dhe Dalool në tekst të DaGhost ka arritur afro një milion klikime në pak ditë të lansimit dhe po dëgjohet shumë dhe është pritur mirë nga publiku.

DaGhost kështu ngadalë po rikthehet në skenën e muzikës shqiptare, ku ai në veçanti i ka munguar hip hopit shumë me krijimet e tij dhe bashkëpunimet e suksesshme. /Telegrafi/

Exit mobile version