Telegrafi

Rikthimi i fuqishëm i Britneyt në skenën muzikore

Britney Spears rikthehet më fuqishëm se më parë në skenën e muzikës. Këngëtarja ka publikuar albumin e saj te ri, si edhe po përgatitet për një performacë të rrallë në skenën e MTV Video Music Awards, për herë të parë pas vitit 2007.

Albumi “Glory” është një nga më të shiturit në listën e “Itunes” në thuajse 40 vende në mbarë botën, si edhe këngët e tij po kthehen ne hite.

Megjithatë ishin këngët si “Toxic” apo “Ooops I did It Again”, që e kthyen Spearsin në një fenomen muzikor, transmeton Top Channel.

Lexo po ashtu Britney Spears gati vdiq në Hawaii

Këngëtarja e hitit “Baby One More Time”, e cila në vitin 1998 fitoi zemrat e të gjithë adoleshenteve, pësoi një rrëshqitje në karrierën muzikore.

Vitet 2006-2007 ishin të mbushura me skandale për 35-vjeçaren. Edhe pse u tërhoq nga skenat e mëdha, tre vitet e fundit, Britney ka performuar në koncerte të orëve të vona në Las Vegas.