Victoria’s Secret me shfaqjen e fundit të mbajtur të dielën mbrëma në Shanghai rrëmbeu gjithë vëmendjen.
Nëse kishe yje si Adriana Lima dhe Bella Hadid që u përfolën si më të mirat, atëherë është Candice ajo që në fund bëri diferencën me rikthimin e saj në Victoria’s Secret.
Si një engjëll në tokë, ajo u shfaq tej mase bukur para shfaqjes, kurse shkëlqeu me parakalimin në bikini në pasarelë.
Me linjat trupore perfekte dhe bukurinë e pa kontestueshme, Candice tregoi se ajo mbetet femra më atraktive në botë.
Ajo shfaqet në fund edhe me rroba gjumi ku duket tejet simpatike dhe rrëmbyese.
Candice edhe pse 29 vjeçare u ka treguar modeleve më të reja se janë larg prej saj në çdo aspekt.
Ajo është në një romancë me Hermann Nicolin nga viti 2005.
Candice është modele nga Afrika e Jugut dhe vjen nga qyteti Mooiriver.
/Telegrafi/