Rikthimi i Vincent Kompanys te klubi i fëmijërisë, Anderlecht, pas largimit nga Manchester City, nuk ka shkuar ashtu si do të dëshironte ai.
Pas katër xhiros të zhvilluar në ligë, klubi më i madh në Belgjikë ka arritur t’i arkëtoj vetëm dy pikë, e që është një start i dobët në sezonin 2019/20.
Ndeshja e fundit ishte edhe më e keqe për ta, pasi humbën 4-2 nga Kortrijk, derisa pikët e vetme erdhën nga barazimi pa gola ndaj Mouscron dhe Mechelen.
Mbrojtësi 33-vjeçar që është në pozitën lojtar-trajner te Anderlecht e ka fajësuar veten për katër golat e pranuar ndaj Kortrijk, mirëpo në video shihet se fajtor ishte për tri gola të pranuar.
Gjërat nuk po shkojnë në rrugën e duhur për Kompanyn, pasi Anderlecht do të përballet në xhirot e ardhshme me skuadrat si, Genk, Antwerp, Satandard Liege dhe Club Brugge. /Telegrafi/