Site icon Telegrafi

Rikthimi i dyshes që nisi serialin “Bad Boys”: Will Smith në rolin kryesor në një tjetër aksion

Pas suksesit të “Bad Boys: Ride from Die”, Will Smith, po punon për t’u rilidhur me regjisorin që e ndihmoi atë të fillonte projektin “Bad Boys” gati 30 vjet më parë.

Megjithëse marrëveshja nuk është përfunduar ende, Deadline ka konfirmuar se Michael Bay është në negociatat përfundimtare për të drejtuar filmin e ri aksion të Netflix “Fast and Loose”, në të cilin rolin do ta luajë Will Smith.

Edhe pse ende nuk dihet data e fillimit të xhirimeve, vlerësimet janë se filmi me siguri do të jetë projekti i radhës për të dy.

Para lajmeve për këtë projekt, kishte pretendime se Smith do të mungonte në “Sugar Bandits”.

Pikërisht kjo ka paralajmëruar ardhjen e projektit të ri dhe më të fortë “Fast and Loose”.

Ky film ndjek një burrë që zgjohet në Tijuana dhe nuk mban mend asgjë. Duke u përpjekur të kujtojë të paktën një pjesë të jetës dhe të shkuarës së tij, ai mëson se ka jetuar dy jetë, njërën si kriminel dhe tjetrën si agjent sekret i CIA-s. Skenari është shkruar nga Jon Hoeber, Erich Hoeber, Chris Bremner dhe Eric Pearson.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Will Smith

Pas filmit “Bad Boys: Ride from Die”, i cili fitoi 400 milionë dollarë në kinematë në mbarë botën, vlerësohet se do të sjellë rezultate pozitive edhe filmi “Fast and Loose”. /Telegrafi/

Exit mobile version