Nëse duhet që tani ta zgjedhim lojtarin më në formë te Barcelona, pa dyshim që të gjithë do ta drejtonin gishtin te Luis Suarez, që shënoi dy herë në ‘Estadio de Anoeta’.
Uruguaiani është kthyer në versionin e tij më të mirë, pas disa ngecjeve në stinorin vjeshtor.
Të dielën në mbrëmje, ai ishte vendimtar në rikthimin e Barcelonës, duke fituar ndaj Sociedat pas më shumë se një dekade në ndeshje kampionale.
Ai ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi.
Me 13 gola në kampionat, Suarez nuk është vetëm shënuesi i dytë më i mirë të Barcelona, por edhe në kampionat, pas Lionel Messit që ka shënuar 17 gola.
‘Anoeta’ ishte vetëm një nga tre stadiumet që Luis Suarez nuk ka shënuar gol, ndërsa tani e ka në listë është ‘Estadio Balaidos’ dhe ‘Estadio La Rosaleda’.
“E dinim që të fitonim këtu do të jetë e vështirë, por kjo ishte mënyra më e mirë që ta mbyllnim stinorin vjeshtor, të riktheheshim nga rezultati shumë i dobët në fillim të ndeshje”, ka thënë ai pas ndeshjes. /Telegrafi/