Një copë historie e bukurisë shqiptare ka marrë sërish jehonë në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku një video nga konkursi ikonik “Miss Shqipëria” i vitit 1994 ka gjetur një rinovim të popullaritetit.
Në qendër të vëmendjes është fituesja e atij viti, Monika Zguro, e cila shihet të mbretërojë me bukurinë e saj natyrale.
Videoja e konkursit, e cila tashmë numëron mijëra pëlqime dhe shpërndarje, ka veçuar momentin kur Monika u kurorëzua si “ambasadore” e bukurisë shqiptare.
Përdoruesit e TikTok kanë shprehur një admirim të thellë jo vetëm për Monikën por edhe për qëndrimin ndaj bukurisë natyrale që transmeton videoja, një kontrast i ngrohtë me standardet dhe stilin e sotëm të modës që ndjek tendenca më të njohura botërore.
Komentet në video përcjellin një ndjenjë nostalgjie dhe një dëshirë për kthimin tek vlerat e bukurisë autentike, duke e vlerësuar atë si më të shëndetshme dhe më të vërtetë.
@shqiperiaeharruar #shqiperia #shqiperiaeharruar #missalbania #1994 #emigrantetshqiptar ♬ original sound – Shqipëria e Harruar
Monika Zguro përndryshe është tërhequr nga jeta publike që prej aso kohe dhe është shumë pak aktive në rrjetet sociale.
Kjo përjetësi e bukurisë së Monika Zguros dhe konkurrenteve të saj nga “Miss Shqipëria 1994” në TikTok është një dëshmi e qartë se bukuria e vërtetë nuk njeh kohë e as epokë dhe se çdo brez ka çastet e veta unike që këndellet të i përkujtojë dhe t’i vlerësojë. /Telegrafi/