Liverpooli ka bërë një çmenduri duke rikthyer rezultatin nga 1-3 në 4-3 përballë Borussia Dortmundit për të kaluar në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës, në njërën nga ndeshjet më të mira evropiane këtë edicion.
Dortmundi filloi më mirë ndeshjen duke kërkuar golin e epërsisë qysh në fillim të ndeshjes.
Një gjëje të tillë edhe ia arritën gjermanët, duke kaluar në epërsi në minutën e pestë kur shënoi mesfushori armen, Henrik Mkhitaryan.
Nuk vonoi shumë dhe mysafirët arritën ta shënonin edhe golin e dytë, kësaj radhe shënoi super sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang, pasi u shërbye mirë nga Marco Reus në minutën e 10-të.
Që të dyja skuadrat kishin raste tjera shënimi në pjesën e parë, por me rezultatin 0-2 përfundoi 45 minutëshi i parë në ‘Anfield’.
Me të filluar pjesa e dytë, Emre Can shërbeu mirë Divock Origin i cili shënoi për ta ngushtuar epërsinë në 1-2.
Por në minutën e 57-të, Marco Reus pranoi një top të bukur nga Mats Hummels dhe mposhti portierin vendas Mignolet për 3-1 dhe të gjithë menduan se Dortmund kaloi tutje.
Por Liverpooli nuk u dorëzua dhe nëpërmjet mesfushorit brazilian Philippe Coutinho ngushtoi epërsinë në 2-3 në minutën e 68-të.
Edhe pse dukej e vështirë, lojtarët e Liverpoolit vazhdonin të besonin në përmbytje të rezultatit.
Mbrojtësi Mamadou Sakho shënoi golin e barazimit për 3-3, 12 minuta para fundit të ndeshje duke bërë që të shpërthejë ‘Anfield’ në festë.
Në minutën e parë shtesë ndodhi mrekullia, kur mesfushori fantastik James Milner , harkoi bukur në zonë dhe mbrojtësi Dejan Lovren shënoi me kokë golin e rikthimit sensacional të Liverpoolit.
Me rezultat të përgjithshëm 5-4 në dy ndeshjet, Liverpool kalon në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rLDt9Z1-Tc8