KB Peja ka shënuar fitore të madhe pas një rikthimi ndaj KK Lovcen 1947 në Mal të Zi, duke marr në fund triumfin me rezultat 85:76 .
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi në Delasport Ligën Ballkanike për Pejën.
KK Lovcen pati një pjesë të parë të shkëlqyer, duke kaluar deri me 11 pikë epërsi në çerekun e dytë.
Por Peja e nisi fortë pas pushimit dhe kapi në periudhën e fundit me një ecuri prej 10:0 duke e marr edhe epërsinë dhe fituar ndehsjen.
Justin Davis me 24 pikë dhe 10 kërcime ishte lojtari më i vlefshëm për fitoren e Pejës, ndërsa Sadio Doucoure kontribuoi me 20 pikë dhe 10 kërcime. Deandre Davis shënoi 11 pikë të tjera në fitore.
Vendasve nuk u mjaftuan as 29 pikët e Darius McNeill, i cili ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes.
Për KB Pejë udhëtimi malazez vazhdon me ndeshjen kundër KK Lovcen që zhvillohet nesër. /Telegrafi/