Udinese ka marrë një fitore të madhe me rikthim ndaj Interit 3-1.
Vetëm pas pesë minutash lojë u shënua goli i parë në këtë sfidë.
Ishte mesfushori italian Nicolo Barella që shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur nga gjuajtja e lirë për t’i dhënë epërsinë e hershme Interit 0-1.
Por epërsia e skuadrës mysafire zgjati vetëm 17 minuta, pasi sfida u barazua.
Një harkim i bukur në zonë bëri që mbrojtësi mysafir Milan Skriniar të devijoj topin duke e quar në portën e tij për tu barazuar shifrat në 1-1.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat baras 1-1.
Në pjesën e dytë vendasit kishin më shumë nga loja duke krijuar disa raste të mira shënimi.
Ishte minuta e 84-të e ndeshjes kur vendasit kaluan për herë të parë në epërsi kur realizoi Bijol për 2-1 pas asistimit nga Deulofeu.
Krejt në fund të ndeshjes, vendasit realizuan edhe golin e tretë dhe për rezultatin përfundimtar 3-1.
Arslan u shërbye mirë në zonë nga Deulofeu dhe realizoi me kokë për 3-1.
90’+5’ | È FINITA!
Dopo 5 minuti addizionali l’arbitro Valeri ha decretato la conclusione della partita. Rimonta trionfale dell’Udinese, che affonda anche l’Inter. 5° successo consecutivo e momentaneo primo posto in classifica!#UdineseInter 3-1
⚪️⚫️ #ForzaUdinese #AlèUdin pic.twitter.com/0arxOLbez4
— Udinese Calcio (@Udinese_1896) September 18, 2022
Me këtë fitore skuadra bardhezi merr kryesimin në Serie A me 16 pikë, derisa Interi mbetet në vendin e gjashtë me 12 sosh.
Ndeshjen e radhës Interi e pret në shtëpi Romën, derisa Udinese do të luaj në udhëtim te Monza. /Telegrafi/