Real Madridi ka bërë një rikthim të mrekullueshëm në udhëtimin te Villarreali duke u kthyer nga disavantazhi prej dy golash për ta fituar sfidën.
Ishte një gjysme parë fantastike për ekipin nikoqir, i cili e dominoi lojën, mirëpo nuk ia arriti që ta gjente rrjetën. Nga ana tjetër, BBC ishin të kufizuar në rastet e tyre të shënimit.
Nëndetësja e Verdhë e nisi në mënyrë fantastike pjesën e dytë duke arritur t’i shënojë dy gola të shpejtë në portën e Los Blancos.
Manuel Trigueros u gjend më së miri në zonë për golin ep arë (50’), kurse Cedric Bakambu e dyfishoi rezultatin (56’).
Edhe pse u mendua që Reali ishte në moment të vështirë, nuk ndodhi kështu. Mbretërit ia dolën ta kthenin ndeshjen në favor të tyre.
Pas një harkimi të Carvajal në zonë, Gareth Bale (Real Madrid) shënoi me kokë nga afërsia (64’). Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë e barazoi rezultatin (74’).
Intervenimi i Zinedine Zidane, në largimin e Karim Benzemas dhe inkuadrimin e Alvaro Moratas, rezultoi i suksesshëm. Sulmuesi spanjoll e realizoi golin e fitores (83’).
Me këtë fitore, Real Madridi kthehet në krye të tabelës me një pikë më shumë se Barcelona dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndeshja e radhës e Los Blancos është kundër Las Palmas, kurse Villarreali luan kundër Osasunas. /Telegrafi/
GARETH BALE HEADER GOAL VIDEO
Villarreal 2 – 1 Real Madrid #HalaMadrid #RMLiga #VillarrealRealMadrid— Real Madrid Fan (@RealMadridFanEN) February 26, 2017
https://youtu.be/tAJGzorEM0U