Houston Rockets ka marrë fitoren e gjashtë radhazi në NBA, ku kësaj radhe ka triumfuar te kampioni në fuqi Golden State Warriors.
Kampionët në fuqi e nisën më mirë ndeshjen dhe në dy çerekët e parë krijuan epërsi prej 17 pikëve 70:53.
Rockets morën vetën dhe në dy çerekët e fundit ishin të jashtëzakonshëm duke arritur të barazonin rezultatin.
Koha e rregullt nuk dha fitues dhe përfundoi me rezultat të barabartë 119:119.
https://twitter.com/HoustonRockets/status/1081073263852355585
U desh të luhej koha shtesë për tu përcaktuar fituesi që ishte Houston Rockets me rezultat përfundimtar 135:134.
Në fakt James Harden ishte më meritori për këtë fitore pasi realizoi një tre pikësh vendimtar dy sekonda para fundit të ndeshjes.
https://twitter.com/HoustonRockets/status/1081066357934895105
Harden ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim duke shënuar 44 pikë, me 10 tre pikësha të realizuar.
Ylli i Rockets arriti në këtë takim shifrën magjike ‘Triple Double’, ku përveç 44 pikëve shtoi edhe 15 asistime dhe 10 kërcime.
Me lojë të mirë tek ‘Raketat’ u dallua edhe qendra Clint Capela me 29 pikë e 21 kërcime, ndërsa Rivers shtoi 18 pikë të tjera.
Vendasve nuk iu mjaftuan 35 pikët nga Steph Curry për të arritur fitoren në këtë sfidë. /Telegrafi/