Telegrafi

Rikthim fantastik në çerekun e katërt, Brooklyn triumfon në udhëtim te Nuggets

Brooklyn Nets ka arritur ta fitojë derbin e mbrëmjes ndaj Denver Nuggets.

Ishte një ndeshje fantastike me shumë rikthime në rezultat, ku në fund mysafirët triumfuan me gjashtë pikë diferencë 119:125.

Epërsia më e madhe e vendasve shkoi deri në 21 pikë, por mysafirët rikthimin e madh e bën në çerekun e katërt për ta fituar takimin.

Kevin Durant me 33 pikë, 11 kërcime e shtatë asistime ishte më efikasi në këtë sfidë, derisa edhe Kyrie Irving shfaqi formë të lartë ku e përfundoi ndeshjen me 31 pikë e katër asistime.

Me lojë të mirë te mysafirët u dallua edhe Blake Griffin që shtoi 20 pikë të tjera.

Tek vendasit më efikasi ishte qendra Nikola Jokic me 29 pikë, derisa 28 të tjera i shtoi Porter, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Indiana Pacers – Washington Wizards 132:133

Philadelphia 76ers – Detroit Pistons 118:104

 

Toronto Raptors – Memphis Grizzlies 99:109

Denver Nuggets – Brooklyn Nets 119:125

Golden State Warriors – Oklahoma City Thunder 136:97

 

Portland Trail Blazzers – San Antonio Spurs 124:102

Utah Jazz – Houston Rockets 124:116