Telegrafi

Rikthim i çmendur i Wolves, shkrinë epërsinë e dy golave të Cityt për t’ia shkaktuar humbjen e pestë kampionit

Wolverhampton Wanderers . (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Wolverhampton Wanderers ka arritur të bëjë një rikthim të çmendur për ta mposhtur Manchester Cityn.

Kampioni në fuqi kishte epërsinë e dy golave 0-2 pas 50 minutave lojë, por vendasit me tre gola të shënuar në pjesën e dytë triumfuan 3-2.

Ndeshja nisi keq për kampionin në fuqi që mbeti me një lojtar më pak në minutën e 12-të pas largimit nga loja të portierit Ederson me karton të kuq.

Raheem Sterling . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Por City realizoi në minutën e 25-të me Raheem Sterling për 0-1, që shënoi me topin e kthyer pas humbjes së penalltisë.

Anglezi e dyfishoi epërsinë e Cityt me golin e dytë personal në këtë takim në minutën e 50-të.

Pesë minuta më vonë Adama Traore ngushtoi epërsinë e Cityt, para se të ndodhte rikthimi i madh nga vendasit.

Manchester CIty . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Raul Jimenez në minutën e 82-të dhe Matt Doherty në të fundit shënuan për fitoren e madhe të Wolves.

Për Cityn kjo ishte humbja e pestë këtë kampionat dhe mbetet në pozitën e tretë në tabelë, derisa Wolves ngritët në pozitën e pestë me 30 pikë, vetëm dy më pak se Chelsea që zë vendin e katërt. /Telegrafi/