Derbi i madh i futbollit kosovar mes Trepçës dhe Prishtinës i ka takuar kryeqytetasve në fund të ndeshjes 1-2.
Prishtina llogaritej si favoritë në këtë takim dhe e nisi ndeshjen duke sulmuar.
Edhe pse të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi, synimin për të shënuar gol nuk e arriti asnjëra skuadër.
Me rezultat të bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e parë të ndeshjes.
Pjesa e dytë nisi në mënyrë të mrekullueshnme për vendasit të cilët kishin edhe përkrahjen tifozëve ‘Torcida’.
Ishte sulmuesi Enis Zabergja që shënoi një super gol në minutën e 57-të për t’i kaluar vendasit në epërsi.
Prishtina ishte favorite në këtë takim dhe goli i Trepçës i befasoi ata jashtëzakonisht shumë.
Por mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e fundit të ndeshjes nga penalltia.
Ishte mbrojtësi Liridon Leci që mori përgjegjësin dhe arriti të shënoi për 1-1.
Pas penalltisë kishte përleshje mes lojtarëve në fushë dhe kjo bëri që ndeshja të vazhdoi deri në minutën e 102-të.
Në minutën e fundit të kohës shtesë, Prishtina pas një kundësulmi shënoi edhe golin e fitores.
Gentrit Begolli asistoi bukur te Makenda i cili me kokë shënoi për 1-2.
Kësisoj, Trepça mbetet në pozitën e 11-të me 13 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë Prishtina ngjitet në pozitën e dytë me 42 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/