Telegrafi

Rikthim befasues i Valencias nga lëndimi, gati për derbi

Raportohet se Antonio Valencia tashmë është në dispozicion të Jose Mourinhos për ndeshjen kundër Arsenalit.

Ylli nga Ekuadori ishte lënduar në takimin kundër Manchester Cityt në kundër të EFL Cup me 26 tetor, ku kishte thyer krahun.

Lexo po ashtu Martial me taksi, Shaw nën përkujdesje të mamasë: Këto janë veturat me të cilat lojtarët e Unitedit u larguan nga stërvitja (Foto)

Në fillim ishte raportuar se Valencia do të mungon së paku gjashtë javë, por sipas Mirror anësori ka arritur të bëjë një rikthim shumë më të shpejt sa që ishte menduar dhe mundësitë që ai të luajë ndaj Topçinjve janë të mëdha.

Deri sa ai ishte i lënduar tekniku portugez ka shfrytëzuar dyshen Matteo Darmian dhe Ashley Young. /Telegrafi/