Telegrafi

Rikthet në prodhim B2, stabilizohet energjia

“Problemi kishte ardhur si pasojë e dështimit të makinave të kombinuara (dështimi i elektronikës së tyre) që bëjnë furnizimin me qymyr nga deponia për në termocentral, si pasojë e temperaturave jashtëzakonisht të ulëta, sidomos gjatë natës së kaluar”, tha Buzhala, duke shtuar se në deponi ka rezerva të qymyrit që mjaftojnë për më tepër se një muaj.

Buzhala theksoi se njësia B1 nuk është ndalur fare së prodhuari, ndërsa pas disa orësh ka filluar të prodhojë sërish me kapacitet të plotë, ndërkaq edhe njësia B2 është stabilizuar në ora 16:00, meqë ishte vazhdimisht në gjendje gatishmërie me gjenerator të ndezur.