Ka mbaruar sezoni i dytë i spektaklit të dashurisë “Përputhen”.
Dhe krejt në fund, prezantuesja e këtij emisioni, Bora Zemani, ka folur se si ka qenë ky vit për të përfshirë këtu edhe aspektin personal.
Marrë parasysh situatën me aktorin Donald Veshaj, ylli shqiptar tha se ishte shumë i ngarkuar.
“Problemet tona personale duhet t’i lëmë me një anë. Kam qenë shumë e ngarkuar, edhe nga shëndeti fizik. Po të kujtoj dhjetorin erdha në transmetim për një ditë sa isha operuar. Në janar u infektova sërish me coronavirus. Ka qenë vit i ngarkuar në përgjithësi”, tha ajo.
E pyetur nga opinionisti Arjon Konomi nëse është përfshirë edhe marrëdhënia e saj në ngjarjet që ka ndodhur, ajo nuk heziton të thotë se ka pasur edhe momente të tilla.
“Ka pasur një moment kur je humbur, të kujtohej situata jote”, ka qenë pyetja që iu bë së cilës iu përgjigj: “Edhe ka pasur”.
“Nuk duhet të përmendem, shoh gjithmonë dritën e kuqe dhe aty duhet të fokusohem”, vazhdoi më tej Zemani.
Së fundmi u fol së dyshja janë ribashkuar sërish pasi u panë bashkë duke bërë blerje në Itali. /Telegrafi/