Të gjithë duam që banja jonë të jetë e zbukuruar me peshqir të butë, por ndodh gjithnjë e më shpesh që bëhen të vrazhdë menjëherë pas blerjes, gjë që sigurisht nuk i pëlqen lëkurës sonë.
Mirëpo, nëse dëshironi t’ua riktheni butësinë, ka një zgjidhje për këtë dhe ajo gjendet në kuzhinën tuaj.
“Gjithçka varet nga mënyra se si i lani peshqirët dhe ndoshta këtu ka ndodhur gabimi. Për t’i zbutur përsëri, ajo që duhet të bëni është t’i vendosni peshqirët në një larje pa detergjent”, thotë Laura de Bara në TikTok.
Kur i lani peshqirët, me ndihmën e një përbërësi që me siguri e keni në kuzhinë, nuk do të keni nevojë për detergjent.
“Pra, hidhni peshqirët në kazan si zakonisht, më pas vendosni dy gota uthull në ndarjen e detergjentit. Uthulla është një pastrues absolutisht i mahnitshëm jo toksik dhe gjithashtu eliminon aromat”, ka shtuar ajo.
Laura rekomandon gjithashtu tundjen e fortë të peshqirëve kur thahen jashtë, pasi kjo ndihmon në “hapjen e fibrave”. /Telegrafi/