“Playeri” i njohur po bëhet me version të ri, kurse në krijimin e tij janë duke kontribuar edhe zhvilluesit.
Winamp ka njoftuar se po hap kodin e tij burimor, dhe po fton zhvilluesit të marrin pjesë në përmirësimin e versionit Windows të këtij “playeri” muzikor, transmeton Telegrafi.
Nga kompania theksojnë se do të japin dritën e gjelbër, kur bëhet fjalë për atë që do të zbatohet në versionin zyrtar të “playerit”.
Për momentin nuk dihet nëse do të përdorin licencë me kod të hapur, e as për cilën licencë bëhet fjalë nëse vendosin për atë opsion.
Winamp njoftoi më parë se një version celular i aplikacionit pritet në korrik. /Telegrafi/
Big news! Winamp's source code will be available on September 24!
This release invites developers worldwide to contribute to its evolution to help create the perfect player for Windows users: https://t.co/P5AV9nD4uM#winamp #winampplayer #setthetone #winampforcreators pic.twitter.com/pq46Wji0Zw
— Winamp (@winamp) May 16, 2024